Thaçi: kryeministri Rama dhe Cakaj, që kanë qëndrim unik për Kosovën

schedule13:27 - 19 Shkurt, 2020

schedule 13:27 - 19 Shkurt, 2020

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas takimit me ministrin të Shqipërisë për Evropë dhe Punë të Jashtme, Gent Cakaj, është shprehur se i ka dhënë një frymë të re lobimit për Kosovën, kudo që Shqipëria merr pjesë, Cakaj tha se Kosova ka qenë një nga detyrat e tij që nga dita e parë e punës.

Thaçi e ka falënderuar kryediplomatin në detyrë të Shqipërisë, për afirmimin, që sipas tij, Cakaj ia ka bërë Kosovës, kudo që e ka përfaqësuar Shqipërinë.

Edhe tash në procesin e konsolidimit të shtetit tonë, të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe njohje të reja, kërkohet një koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës. Unë mendoj që Ministri Cakaj e ka dhënë një dinamikë të re kësaj fryme të konsolidimit të Kosovës,kudo në cdo instancë, kudo ku Shqipëria merr pjesë. Në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës, ju shprehi falëndërim personalisht juve z. Ministër dhe kryeministrit Rama, që kanë qëndrim unik për Kosovën”, ka thënë Thaci.

Ndërkohë nga Prishtina ministri Cakaj është shprehu se Kosova ka qenë një nga detyrat e tij që nga emërimi i tij. Gjithashtu ai ka theksuar se janë gati që të nisim zhbërjen e kufiri.

Kosova dhe Shqipëria kanë një kufi simbolik e nuk duhet të kenë atë fare. Ne jemi të gatshëm të nisim zhbërjen e kufirit. Kjo më shumë duhet të jetë për bisedime në rrafshin teknik se sa për pikëpyetje politike” , është shprehur Cakaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!