Thaçi i uron shërim të shpejtë Hotit: Respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore

schedule12:32 - 3 Gusht, 2020

schedule 12:32 - 3 Gusht, 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti, i cili u  konfirmuar me koronavirus një ditë më parë.

Ndër të tjera kreu i shtetit ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Thaçi në reagimin e tij në Facebook, shkruan se vetëm duke i respektuar rekomandimet mund të tejkalohet kjo periudhë e vështirë.

“Kryeministrit Avdullah Hoti i uroj ta kalojë sa më lehtë dhe të shërohet sa më shpejtë nga COVID-19. Qytetarëve të Kosovës u bëj thirrje që t’i zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, sepse vetëm në këtë mënyrë mund ta tejkalojmë këtë periudhë të vështirë. Të gjithë të prekurve u uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejtë në normalitet”, shkruan Thaçi. /abcneëws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!