Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një bashkëbisedim me mediat në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë, listoi arritjet e tij në politikë. Kreu i shtetit foli edhe për Gjykatën Speciale.
Thaçi nënvizoi se shfuqizimi i saj nuk do të bëhet dhe ky është qëndrimi përfundimtar i shtetit të Kosovës. Pavarësisht këtij fakit, ai ripërsëriti se themelimi i saj është bërë me imponim.
“Eshtë diçka që duhet të gëlltisim për hir të partneritetit me miqtë ndërkombëtarë”, theksoi kreu i shtetit. Thaçi akuzoi opozitën e Kosovës, duke thënë se me kundërshtimin e Demarkacionit me Malin e Zi ka bllokuar procesin e liberalizimit të vizave.
Ndërsa foli përsëri dhe për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Thaçi përjashtoi mundësinë që kjo ngjarje të jetë rast i një konflikti ndëretnik./abcnews.al