Thaçi: Dorëheqjen e jap nëse konfirmohet aktakuza

schedule20:25 - 29 Qershor, 2020

schedule 20:25 - 29 Qershor, 2020

Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi në një deklaratë për mediat ka bërë një premtim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, ku ka theksuar se nëse aktakuza është e vërtetë atëherë ai do të japë dorëheqjen.

Ndër të tjera Thaçi ndër të tjera ka theksuar se kjo ishte një akuzë pa baza që hodhi në erë takimin në Shtëpinë e Bardhë që ishte një hap i rëndësishëm drejt dialogut Kosovë Serbi.

LEXO EDHE: Akuzat e Hagës, Hashim Thaçi: Gabime mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë

Kosova po hyn në një kapitull të ri dhe aspak të lehtë, por e gjithë ecuria jonë ka pasur shumë sfida përpara, por unë këtë kapitull nuk e di sa sa i vështirë do të jetë unë jam gati ta shkruaj këtë  kapitull, nuk e di nëse ishte i drejtë se në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhe doli një aktakuzë, më prenë rrugën por nuk më cënojnë besimin që ka SHBA ndaj meje dhe qytetarëve të Kosovës, ajo është shtëpia e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Një aktaktuzë e pamiratuar nga gjykata speciale është një skandal i madh ndaj figurës sime,  dhe në momentin që dialogu Kosovë-Serbi kishte hyrë në drejtësi, se di kujt drejtësie i ndikon një akuzë e rrufeshme, kjo është një pyetje që do të shtjellohet, ndërsa përgjigja është se ajo komunikatë hodhi në erë takimin në Shtëpinë e Bardhë, Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve, në këtë kapitull të ri vetëm të bashkuar mund të ecim përpara. Politika jonë është liria e shqiptarëve. Do të konsultohem me udhëheqësit, nëse akuza konfirmohet do të jap dorëheqjen, këtë barrë do e mbaj dhe do e mbroj vetën time. Nuk do të lejoj që këto akuza false të heqin vëmendjen nga rrugëtimi i shqiptarëve të Kosovës drejt BE. I them jo hakmarrjes dhe po telerancës ndëretnike”, ka thënë Thaçi. /abcneës.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!