“Thaçi dhe komandantët sollën lirinë”, Rama: Pse nuk përgatisin një draft-rezolutë për procesin në Hagë

schedule11:44 - 12 Tetor, 2023

schedule 11:44 - 12 Tetor, 2023

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Hashim Thaçi dhe tre komandatë të UÇK ndodhen tani në Hagë duke vazhduar procesi gjyqësor, edhe pse dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.

Ai ka thënë se pse nuk përgatitet një draft-rezolutë për Thaçin, por kryqëzohet me komente nga më të ndryshmet, duke i dhënë një shembull të keq brezit të ri, i cili nuk ka përjetuar atë periudhë.

“Këta janë po të njëjtët që jo vetëm e kanë braktisur atje në Hagë, kryeministrin e Kosovës të dalë nga lufta, por dhe në mungesë kur ai i ka duart e lidhura dhe gojën e mbyllur e fyejnë egërsisht me kamxhikun e një popullizmi skandaloz me një fushatë në rrjetet në Kosovë.

Duket sikur Kosova nuk është çliruar akoma nga Serbia, ama nënkuptohet nëpërmjet këtyre mesazheve, komenteve skuthe se siç u lirua nga Hashimi do të çlirohet dhe nga Serbia. Kjo është një pabesi ç’edukative dhe nuk është një pabesi thjesht ndaj atyre që janë në Hagë. Ata janë atje se sollën lirinë e Kosovës, por është një pabesi ç’edukative ndaj gjithë brezit të ri të Kosovës, i cili nuk e ka parë luftën dhe falë kontributit të këtyre bie pre kollaj të mendjeve që nuk janë aq sa duhen.

Ata e sollën këtë draft-rezolutën që u bë sebep për këtë debat dhe ata që sjellin dhe më shpesh drafte të tilla deri dhe për ta çuar në këmbë dikturën komuniste nga varri, a na thonë sot pse nuk na sollën ndonjë draft-rezolutë për t’i bërë thirrje botës demokratike të hulumtojë burimin nga rrjedh procesi gjyqësor për Hashim Thaçin dhe tre komandatëve të tjerë të UÇK. Unë për vete di ta them pse shumica nuk e ka sjellë një draft-rezolutë për këtë që sapo thash. Zonja dhe zotërinj të nderuar ky është kuvendi i shtetit dhe nuk është baçja e 7 partive, i një shteti që ka të gjitha mjetet në dispozicion për ta ngritur ndërkombëtarisht këtë çështje dhe do ta bëj kudo dhe kurdoherë, përballë kujdo siç ka bërë dhe do ta bëj gjithmonë”, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!