Thaçi: Askush nuk mund të bëjë presion mbi gjykatën Kushtetuese  

schedule12:30 - 15 Maj, 2020

schedule 12:30 - 15 Maj, 2020

Presidenti I Kosovës Hashim Thaçi këtë tëpremte ka theksuar se aktorët politikë në Kosovë nuk mund ta destabilizojë shtetin dhe institucionet demokratike.

Përmes një deklarate për mediat ai shtoi se është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të punojë pa presione, as nga shoqëria civile, as nga partitë, por as edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

Thaçi, ndër të tjera ka komentuar se sot në vendimin e pritshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e tij për dhënien e mandatit Abdullah Hotit të LDK-së për kryeministër të ri të vendit.

“Të gjithë duhet ta respektojnë procesin elektoral të 6 tetorit. Të respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Askush nuk ka të drejtë të pretendojë të mbajë të uzurpuar asnjë zyre të institucioneve të vendit, në veçanti pas vendimit të Kuvendit të Kosovës. Askush nuk e di se cili do të jetë vendimi i Kushtetueses dhe askush nuk duhet të paragjykojë se do të jetë ky apo ai vendim”, ka thënë presidenti.

Presidenti theksoi se askush nga aktorët politikë në Kosovë nuk mund ta destabilizojë shtetin dhe institucionet demokratike.

Ndër të tjera në deklarëtën e tij për mediat Thaçi ka theksuar është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të punojë pa presione, as nga shoqëria civile, as nga partitë, por as edhe nga bashkësia ndërkombëtare.

E ritheksoj të rëndësishme për demokracinë në Kosovë, që Gjykata Kushtetuese të punojë e pavarur, dhe pa presione nga cilado palë. Qoftë nga partitë politike, qoftë nga shoqëria civile qoftë nga bashkësia ndërkombëtare. Ftoj edhe një herë që të gjithë t’i kontribuojë forcimit të institucioneve të vendit. Nuk ke të bëjsh me gjeneratën e vjetër dhe atë të re. Edhe Zoti Kurti i takon gjeneratës që janë aktualisht në politikë. Mocioni i mosbesimit ka qenë një ballafaqim mes botëkuptimesh pro-përendimore dhe anti-përendimore. Pasi që jemi përballur edhe me cënimin e lirive themelore”, ka thënë Thaçi. /abcnews.al