Tha se nuk i kërkoi falje, Beniada i përgjigjet Einxhelit: Gjërat duhet t’i zgjidhim bashkë jo nëpër studio

schedule10:43 - 3 Nëntor, 2022

schedule 10:43 - 3 Nëntor, 2022

Disa ditë më parë, gjatë një ‘live’ në Youtube’, Einxhel Shkira zbuloi se aktualisht nuk mban kontakte me ish-banoren e Big Brother Vip, Beniada Nishanin, me të cilën ishin shoqe të ngushta. Gjithashtu, shtoi se priste një falje nga modelja pasi ishte prekur shumë nga komentet që kishte lënë e ëma e saj nëpër rrjete sociale.

Ndërkohë, sot, ka reaguar, vetë Beniada, duke u shprehur gjatë një interviste se e mira sipas saj është të mos flitet nëpër media për njëra-tjetrën por të ulen e të bisedojnë. Ajo tregoi në “Wake up” se sot do t’i shkruajë një mesazh dhe se shpreson të kenë një bisedë mes tyre për të sqaruar gjërat.

Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet t’i zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të”, tha Beniada./abcnews.al