Opinionistja e “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku ka folur sërish për përplasjen me ish konkurrenten, Beatrix pasi e akuzoi për shpifje. Artistja publikoi disa mesazhe, ku Balina thoshte se ajo ka shkuar me pushime me të dashurin. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Trixa, e cila paralajmëroi padi ligjore ndaj saj.
Balina reagoi duke thënë se Trixa kishte cënuar privatësinë e saj me publikimin e kësaj bisede personale. Në një intervistë që ka dhënë për Top Albania Radio, Bodinaku ka dhënë versionin e saj. Ajo thotë se komunikimi është manipuluar dhe se disa gjëra “janë hequr dhe disa janë shtuar”.
“Të them të drejtën, për qejf të shpirtit nuk do kisha folur fare. Është shumë absurde dhe shumë banale. E para punës komunikimi është i manipuluar, gjëra që janë hequr dhe janë shtuar. Kam patur një komunikim timin me dikë që njoh që pastaj ka qarkulluar dhe kur ka qarkulluar, ka qarkulluar me një emër tjetër ‘account’, me një shoqen time që rezultoi të ishte një ‘account’ fallso.
E kisha ‘folloë’,ishin dy accounte me të njëjtin emër. Nuk është se në veçanti kam mbështetur Trixën. Në rastin e Trixës, mua më është dukur shumë e padrejtë si është gjykuar nuk ka lidhje se ishte Trixa apo Donaldi. Jam kundër gjykimeve moraliste.“, u shpreh Balina. /abcnews.al