Barcelona, edhe pse këtë periudhë pritet të humbë goxha para prej krizës së krijuar prej Coronavirusit, po mendon të bëjë një goditje të madhe në merkaton e verës. Emri i Neymar është në krye të listës së dëshirave dhe katalanasit kanë nisur nga puna për rikthimin e sulmuesit brazilian.
Sport raporton se PSG i ka ofruar një kontratë të re Neymar, por ai nuk ka kthyer një përgjigje. nga ana tjetër, i njëjti burim thotë se përfaqësuesit e lojtari ia kanë çuar sërish një mesazh klubit spanjoll, duke i bërë me dije dëshirën e Neymar për ta veshur sërish fanellën e Barcelona.
Katalanasit do tentojnë të futin në presion francezët e PSG për t’i vendosur një çmim sulmuesit, i cili është nën kontratë deri qershor të vitit 2022. Vera do të jetë e nxehtë për Neymar dhe Barcelonën, me Messin që e pret krahëhapur sulmuesin në skuadër. /abcnews.al