Silvio Zogaj zyrtarisht është lojtar i Teutës. Sulmuesi lezhjan, i cili më parë ka qenë pjesë e Luftëtarit, Laçit dhe së fundmi Vllazninë, do të provojë një eksperiencë të re me durrsakët. Një ditë më parë ai ka nënshkruar për tre vite dhe tani klubi i Teutës ka dalë edhe me njoftim për afrimin e tij.
“23-vjeçari Silvio Zogaj nga sot është zyrtarisht futbollist i Teutës. Zogaj ka firmosur fillimisht kontratën që e lidh me klubin për 3 vitet e ardhshme dhe më pas ka zhvilluar seancën e parë nën drejtimin e trajnerit Edi Martini.
Zogaj luan si sulmues, por në karrierë ka bërë mjaft mirë edhe në rolin e mesfushorit të djathtë. 23-vjeçari sezonin e fundit ka luajtur për Vllazninë në Superligë. KF Teuta i uron shumë suksese Silvio Zogajt! Mirë se vjen Silvio”, shkruan klubi durrsak. /abcnews.al