Teuta dhe Tirana janë ndarë në barazim 1-1 në takimin mes tyre, i luajtur në “Niko Dovana” të Durrësit. Bardheblutë kryeqytetas kaluan të parët në avantazh me anë të Michael Ngoo, që shënoi në minutën e 19-të. Sulmuesi anglez përfitoi nga një aksion i gjatë në portën e Teutës, për të shtyrë topin drejt rrjetës pas një pritje të Frashërit.
Në pjesën e dytë, Teuta nuk u pajtua kurrsesi me këtë rezultat, duke shtyrë përpara dhe duke provuar me të gjitha mënyrat të gjejë rrjetën. Goli i barazimit erdhi vetëm në minutat e fundit. Kallaku merr një top në krahun e majtë, spostohet në qendër dhe kroson. Një goditje fillestare gjen traversën dhe topi i kthyer, përfundon në kokën e Hoxhës, që vendos rezultatin final të sfidës në 1-1.
Takimi tjetër mes Skënderbeut dhe Laçit nuk ka pasur shumë histori. Edhe pse korçarët shënuan të parët me Gripshin në minutën e 5-të, kurbinasit përmbysën gjithçka, duke shënuar plot katër herë. Lushkja (24′), Nwabueze (48′ 84′) dhe Xhixha (64′) shënuan për djemtë e Cungut, që ngjiten në vendin e pestë përkohësisht./abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11
E shtunë, më 2 nëntor 2019, ora 17:00
TEUTA-TIRANA 1-1
Hoxha 90′ / Ngoo 19′
Teuta: Frashëri, Beqja, Hoxha, Arapi, Kuros, Aleksi, Avdyli, Kallaku, Çyrbja, E. Vila (Beqja 80′), Khalid (Nikac 61′). Trajner: Bledi Shkëmbi
Tirana: Lika, Vangjeli, Osmani, Hoxhallari, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Cobbinah (Karabeci 73′), Halili (Dunga 64′), Torasa, Ngoo (Muca 80′). Trajner: Julian Ahmataj
Kartonë të verdhë: Avdyli 41′, Beqja 45′, Çyrbja 51′, Aleksi 90′ / Torassa 48′, Hoxhallari 50′,
Karton i kuq: Hoxhallari 76′, Torassa 90+2′
SKËNDERBEU-LAÇI 1-4
Gripshi 5′, Lushkja 24′, Nwabueze 48′ 84′, Xhixha 64′
Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja (Turtulli 19′ – Krasniqi 46′), Taipi, Gripshi, Ndecky, Bregu, Otto John (Muja 65′). Trajner: Ilir Daja.
Laçi: Stajila, Fagaj, Ighnjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha (Berisha 86′), Nwabueze (Spahiu 86′). Trajner: Armando Cungu