Egnatia do të luajë kundër Partizanit sfidën e javës së 25-të të Abissnet Superiore, takim i cili do të luhet ditën e shtunë në orën 16:45, ku pritet të luhet në “Elbasan Arena”.
Rrogozhinasit e Zekirija Ramadanit përballë demave do të kërkojë pikë për tu larguar sa më shumë nga zona e ftohtë e tabelës së klasifikimit, ndërsa tekniku i Egnatias duhet të bëjë llogaritë pa dy lojtarë kryesore.
Siç duket Teuta ka “sakatuar” rrogozhinasit jo vetëm duke i rrëmbyer 3 pikë në përballje mes tyre, por edhe në lojtarë, sepse Agbenpornu dhe Krivanjeva u ndëshkuan me kartona të verdhë dhe plotësuan numrin 4 në këtë duel, duke humbur sfidën e radhës.
Aktualisht Egnatias pas 24 ndeshjeve ka arritur të grumbullojë 23 pikë e pozicionuar në vendin e 7-të në tabelën e klasifikimit. /f.a/abcnews.al