Duket se avantazhi i dyfishtë në pjesën e parë nuk ka mjaftuar për “Djemtë e Detit”, me Teutën e Edi Martinit, që ka arritur të shënojnë sërish, në derbin e Durrësit, duke “vulosur” një fitore të madhe, pasditen e kësaj të shtune, në “Niko Dovana”.
Kësaj radhe autori i golit është një sulmues, me “bomberin”, Klejdi Daci, i cili me një goditje fantastike mposht portierin Klevis Hasanbelli, duke filluar për të tretën herë festën në kampin e vendasve. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al