Një tjetër largim i madh konfirmohet nga Teuta. Shtylla e mbrojtjes, Rustem Hoxha, ka vendosur të mos rinovojë me kampionët në fuqi. Lajmin e bën të ditur vetë klubi durrsak përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
NJOFTIMI – “Faleminderit Kampion! KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Rustem Hoxha, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë stafin dhe ekipin.
Faleminderit fanella me nr. 5 për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”
Abcnews.al mëson se aventura e re e 30-vjeçarit do të jetë Ballkani. Ai ka arritur akordin prej ditësh me klubin nga Suhareka dhe në orët në vijim pritet të prezantohet atje. Pas Avdylit, konfirmohet një tjetër largim i madh nga Teuta, e cila do duhet të gjejë pasuesit e tyre. /abcnews.al