Teuta me të gjitha forcat kundër “surprizës” Egnatia, ja si rreshtohen skuadrat

schedule11:53 - 23 Tetor, 2021

schedule 11:53 - 23 Tetor, 2021

Egnatia-Teuta është njëra nga dy sfidat që do luhen ditën e sotme, në orën 13:45. Këto takime luhen në kuadër të javës së gjashtë të “Abissnet Superiore”.

Pas humbje së pësuar javën e kaluar ndaj Tiranës, kampionët në fuqi do të kërkojnë rikthimin tek fitorja me çdo kusht për të mos u larguar nga skuadrat e kreut. Trajneri i durrsakëve pritet të hedhë në fushë të gjithë “armët” që ka në dispozicion.

Ndërsa nga ana tjetër trajneri i Egnatias, Gugash Magani do të bëjë disa ndryshime nga formacioni i ndeshjes së kaluar, duke iu përshtatur në një mënyrë edhe kundërshtarit që ka përballë.

Formacionet e mundshme:

Egnatia: Puja, Ymeraliaj, Krasniqi, Kacbufi, Allmuça, Çyrbja, Telushi, Bardis, Xhekson, Imeri, Pedro.

 

Teuta: Qirko, Todorovski, Selmani, Ivanovic, Jackson, Aleksi, Daja, Kallaku, E.Vila, Plaku, Koubemba. /f.a/abcnews.al