“Teuta më mirë se Vllaznia e Partizani”, Martini: Ata i lodhi derbi, nesër problem fusha

schedule12:36 - 24 Janar, 2021

schedule 12:36 - 24 Janar, 2021

Nesër në Durrës në orën 16:45 në stadiumin “Niko Dovana” luhet Teuta-Partizani për javën e 16 të Kategorisë Superiore. Para kësaj sfide foli trajneri i Teutës, Edi Martini.

Shkodrani u shpreh se skuadra e tij është ekip më i mirë se Vllaznia e Partizani dhe se ekipi i tij ka gjendje fizike më të mirë se kundërshtari i nesërm.

“Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje, gjithsesi nuk i kemi arritur të gjitha. Ndoshta edhe prej nervozizmit tonë dhe fatit. Pavarësisht renditjes sonë, ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Është e vërtetë se derbi të jep moral, por edhe të losh. Isha në stadium dhe e pashë ndeshjen nga afër.

Ana fizike e ekipit të Partizanit është shumë e dobët sesa ne. Jam i bindur se kemi ekip më të mirë se Vllaznia dhe Partizani, pavarësisht se fati dhe gjendja psikologjike pas barazimeve radhazi nuk ka qenë e duhura, gjithsesi shpresoj dhe jam i bindur se jemi më lart se ata.

Para kësaj ndeshje më shqetëson vetëm moti sepse ka reshje dhe rëndohet terreni i fushës. Jemi ekip që e luajmë topin mirë dhe e qarkullojmë mirë dhe nëse fusha nuk është në rregull ne na pengon. Por është e njëjta gjë edhe për Partizanin sepse edhe ata kanë lojtarë teknikë.

Titulli? Pavarësisht se Vllaznia është shkëputur 9 pikë, ne jemi në ndjekje të saj. Diferenca sa duket e madhe, aq është edhe e shkurtër sepse janë shumë pikë në lojë. Të fitojmë ndeshjet tonë dhe të bëjmë kampionatin tonë”, përfundoi Martini. /abcnews.al