Teuta me fusha të reja, Duka: FSHF gati gjithmonë, mjafton vullneti i mirë

schedule16:41 - 30 Janar, 2022

schedule 16:41 - 30 Janar, 2022

FSHF, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe klubin e Teutës, ka investuar në fushën e stadiumit “Niko Dovana” dhe në dy fushat stërvitore pranë saj. Kreu i FSHF, Armand Duka, ka qenë në qytetin bregdetar dhe ka folur për investimin e bërë.

“Durrësi mund të konsiderohet si një nga klubet me infrastrukturë relativisht të mirë, por ka mundësi për të bërë më shumë. Ne, në bashkëpunim me klubin, bashkë me Bashkinë e Durrësit kemi investuar në rikonstruksionin e kësaj fushe ku jemi tani, të aneksit tjetër dhe të fushës së stadiumit.

Ka mundësi të bëjmë akoma më shumë, me qëllim që të kemi sa më shumë fëmijë për të luajtur futboll dhe t’i krijojmë kushte sa më të mira edhe ekipit të parë. Pra, nëse ka vullnet të mirë nga klubi, nga pushtetet vendore, mbështetja nga FSHF-ja nuk mungon.

Do të vazhdojmë, nuk do të përfundojmë këtu me Durrësin me këto dy fusha. Do vazhdojmë në bashkëpunim me klubin dhe Bashkinë për ta kompletuar këtë kompleks dhe për ta kthyer në një kompleks model”, tha Duka.

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, falënderoi presidentin e FSHF dhe mes të tjerash tha: “Përveç kësaj fushe që ka mbaruar dhe doli shumë mirë dhe shumë bukur, edhe fusha tjetër që po mbaron për një javë. Kemi goxha hapësira dhe themi se në bashkëpunim me Federatën do të rregullojmë gjithçka”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!