Trajneri i Teutës, Diego Longo, ka qenë i lumtur me paraqitjen që bëri skuadra e tij ndaj Tiranës. Tekniku tregoi se ekipi kishte bërë mirë dhe se kishte keqardhje që nuk mori tre pikët.
“Muka? Kjo është gjëja më e rëndësishme sot, po presim dhe jemi në ankth. Presim ekzaminimet të hënën por mendoj se Muka në këtë moment është imazhi dhe shembulli pasi sakrifikoi për ekipin dhe tregoi si të luftosh për ekipin. Do të jemi përkrah tij edhe nëse marrim lajme të këqija.
Ky është stili ynë, ajo që duam, të fitojmë çdo ndeshje. Duam të argëtohemi me futboll, jemi të rinj dhe duam të luajmë këtë lloj futbolli. Edhe nëse luajmë ndaj një skuadre shumë të fortë si Tirana.
Nuk kam frikë nga asgjë, por edhe kam fatin që kam djem të shkëlqyer. Ndaj le të themi që kemi të njëjtin vizion dhe vullnet, në çdo moment duhet të mundohemi të shfrytëzojmë potencialin, të argëtojmë njerëzit, të bëjmë sa më shumë pikë. Nëse shkon mirë, në rregull, dhe nëse jo, të paktën kemi bërë çdo gjë që kemi mundësinë.
Faleminderit djemve, se mundohem t’i ndihmoj, por meritat janë të tyret, jo të miat. Nëse stërviten mirë, kanë dëshirë dhe janë shumë profesionistë është normale që dalin paraqitje të tilla. Keqardhje se deshëm tre pikët. Në fillim kishim pak mungesë eksperience, e përmbysëm, por në rregull, kur jep gjithçka e bën gjithçka, kthehesh në shtëpi me ndërgjegjen e pastër.
Nëse mbyllesh ndaj Tiranës, në fund kanë shumë cilësi, janë shumë të fortë cilësisht në krahasim me ne në këto momente. Nëse do mbylleshim do të ishte një ndeshje e shëmtuar, do të na komandonin ndeshjen, Meqë mua nuk më pëlqen të na komandojnë dhe as djemve, luajtëm lart. Kemi vendosur që të luajmë 100% ndaj të gjithëve, se ne argëtohemi duke e bërë ndaj duhet të respektojmë natyrën tonë, kjo është e gjitha.
Objektivat? Në këtë moment, i vetmi vend ku do të shkojmë është të shkojmë të hamë darkë dhe pushojmë. Pastaj të mendojmë për Laçin e të mundohemi të marrim maksimumin nga ajo ndeshje. Këto janë objektivat tani, nuk mund të mendojmë për të tjerë”, tha Longo për “MCN” pas ndeshjes./ h.ll/abcnews.al