Teuta ka siguruar qëndrimin në Superiore direkt, pasi mposhti me rezultatin 3-1 Egnatian, ndërkohë që Skënderbeu e Dinamo barazuan 1-1 në Kamzë dhe korçarët matematikisht janë në Kategorinë e Parë. Blutë i mban në lojë një mrekulli për momentin.
Durrsakët me rrogozhinasit e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, pasi e zhbllokuan ndeshjen në minutën e 10-të me anë të mesfushori Fabio Beqja. Më pas Hebaj kishte mundësinë të dyfishonte me penallti, por nuk ia doli.
Gjithsesi Daci më pas realizoi edhe golin e dytë, që e qetësoi Teutën. Egnatia u mundua të shënonte dhe ta hapte ndeshjen, por nuk ia doli në pjesën e parë. Më pas Teuta me Peposhin realizoi golin e tretë, kurse Magani shënoi golin e nderit.
Në Kamza dueli Dinamo-Skënderbeu ishte mjaft i fortë dhe u deshën 83 minuta që ndeshja të zhbllokohej. Elvi Berisha ndëshkoi 18 herë kampionët e vendit, ndërsa në minutat shtesë u dha penallti me VAR për një prekje të topit me dorë. Sabien Lilaj e ccoi topin në rrjetë dhe korccarët me këtë barazim bien në Kategorinë e Parë.
Dinamo-Skënderbeu 1-1
Lilaj (pen.) 90+12’ / Berisha 83’
Teuta-Egantia 3-1
Beqja 10’, Daci 14’, Peposhi 60’ / Magani 90+2’