Teuta ka bërë afrimin e dytë në skuadër, pas Idelino Colubali. Sërish një sulmues, këtë herë një vendas. Me durrsakët ka firmosur i riu Ildi Gruda, i cili ka spikatur me Shënkollin.
Autori i gjashtë golave në 12 ndeshje në Kategorinë e Parë do të provojë Kategorinë Superiode. Ai është produkt i Akademisë Ajax Shkodër dhe vjet ka qenë pjesë e Valleta, në Maltë.
“Ka firmosur sot paradite kontratën që e bën zyrtarisht pjesë të Teutës. Ildi Gruda është përforcimi i dytë zyrtar për skuadrën durrsake.
Më parë, Gruda ka luajtur me ekipin e Valetës në Maltë dhe Shënkollit në kategorin e parë. KF Teuta i uron Grudës suksese dhe fitore të reja me ekipin tonë”, njofton Teuta. /abcnews.al