Renato Arapi e ka mbyllur me futbollin e luajtur, por jo me Teutën. Durrsaku ka marrë pozicionin e Sulejman Starovës si drejtor teknik. Vetë klubi durrsak e ka njoftuar diçka të tillë përmes rrjeteve sociale.
“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ish-mbrojtësi Renato Arapi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit. Ish-kapiteni do të marrë këtë detyrë nga sot pas arritjes së marrëveshjesh me presidentin Hasanbelliu.
Pas një eksperience si lojtar i spikatur, ku fitoi gjithçka në Shqipëri, Arapi do vijoj punën në shtëpinë blu tashmë si pjesë e rëndësishme e stafit teknik”, njofton Teuta. / abcnews.al