Teuta është gati për duelin kundër Erzenit, një derbi që zhvillohet ditën e nesërme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Trajneri Renato Arapi nuk do e ketë të plotë skuadrën.
“Ekipi ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për takim e 3-të sezonal ndaj Erzenit, takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore.
Nën drejtimin e trajnerit Renato Atapi dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot pasdite një seancë të karakterit taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Erzenit.
Artan Jazxhi, Alban Cejku dhe Dejvid Kapllani nuk ja dolën të rikuperohen dhe do të jenë tri mungesat e sigurta ndaj Erzenit. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale në prag të takimit”, njofton Teuta. /abcnews.al

