Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Teuta e gjen sulmuesin në Azerbajxhan, vjen Koubemba

schedule11:19 - 31 Gusht, 2021

schedule 11:19 - 31 Gusht, 2021

Kevin Koubemba, ky është sulmuesi që Teuta ka zyrtarizuar ditën e sotme dhe që drejtuesit durrsakë e kishin paralajmëruar. Futbollisti vjen nga Sabah, ekip me të cilin vjet shënoi 5 gola në kampionatin azer.

NJOFTIMI – KF Teuta njofton se sulmuesi Kevin Koubemba është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 28-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.

Koubemba vjen te Teuta pas një eksperience të madhe me klube me emër në Europë, teksa së fundmi ishte pjesë e Sabah në kampionatin Azerbajxhan ku ne 22 ndeshje ka shenuar 5 gola.



Sulmuesi kongolez e ka nisur karrierën me klubin e Amiens në France duke dubutuar edhe në Ligue 1, por ka luajtur edhe me ekipe si Lille, Brest, Sint-Truiden, CSKA Sofia, Sabail.

Gjithashtu Koubemba ka bërë debutimin e tij ndërkombëtar për Kongon në 2014, ku ka zhvilluar 5 ndeshje. Klubi i Teutes i uron shumë suksese sulmesit Kevin Koubemba, me fanellen e ekipit tonë. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!