Teuta do nderojë Renato Arapin, ish kapiteni do shkelmojë topin e parë ndaj Partizanit

schedule21:34 - 9 Shtator, 2021

schedule 21:34 - 9 Shtator, 2021

Renato Arapi do të shkelmojë topin e parë në ndeshjen hapëse të kampionatit shqiptar mes Teutës dhe Partizanit. Ekipi durrsak do e nderojë në këtë mënyrë ish kapitenin që fitoi gjithcka me “Djemtë e Detit”.

Arapi vari këpucët në gozhdë pas aventurës europiane me Teutën, ndërsa tashmë është drejtues tek ekipi durrsak.

Renato Arapi fitoi Kupën e Shqipërisë, Superkupën dhe titullin kampion me Teutën. /abcnews.al/