Tetova: Vuajtëm mungesën e disa lojtarëve, zëvendësimet që bëmë nuk ishin aq efikase

schedule17:50 - 17 Shtator, 2022

schedule 17:50 - 17 Shtator, 2022

Egnatia nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 ndaj Bylisit në sfidën e luajtur në “Adush Muça”. Një pikë që i mban rrogozhinasit në vendin e 5-të në tabelën e klasifikimit.

Pas ndeshjes për “Oversport” ka folur dhe trajneri Edlir Tetova, i cili ka theksuar se më shumë se pika e marrë e kënaq fakti që skuadra e tij nuk po pëson në 3 ndeshje radhasi.

“Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, por më gëzon më shumë fakti që nuk pësuam gol për të tretën ndeshje radhazi. Në pjesën e dytë kishim luhatje dhe u ndje mungesa e disa lojtarëve.

Besoj se do të rikuperojmë lojtarët në këtë periudhë pushimi. Ishim më afër golit në pjesën e parë, por nuk arritëm një të shënonim.

Çfarë mund të bënte më shumë Egnatia? Pjesën e parë luajtëm mirë, ndërsa në pjesën e dytë vuajtëm në mesfushë. Zëvendësimet që bëmë ndoshta nuk rezultuan edhe aq efikase”, ka deklaruar tekniku i rrogozhinasve. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!