Tetova: Dëmtimi i Qefalisë ndikoi te ndeshja, kishim mundësi të barazonim

schedule19:41 - 28 Gusht, 2022

schedule 19:41 - 28 Gusht, 2022

Edlir Tetova, pas ndeshjes me Tiranën që e humbën 0-2, në Oversport deklaroi: “Shorti ishte i fortë. Ne e dinim që herët a vonë do të përballeshim me këto skuadra. Pas golit të parë kishim mundësitë tona, por pa ia arritur qëllimit”.

“Dos Santos? Ideja është që ai është dhe pak mbi peshë, por nuk i mungojnë cilësitë, sidomos kur ndodhet te zona e 16 metrave. Megjithatë do ta shohim në vazhdim”.

Dëmtimi i Qefalisë? Duhet t’i pranojmë disa gjëra, që janë të pranishme në futboll. Sigurisht ishte një moment që na shqetësoi të gjithëve, sepse lojtarët ishin  gati të gjithë duke qarë.

“Lojtari Qefalija, i cili shpresoj të jetë mirë sipas lajmit që morëm, normalisht që ka ndikuar te loja. Jemi njerëz dhe shëndeti vjen i pari”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!