Edlir Tetova, në mungesë të Orges Shehit, ishte në stol në ndeshjen që Tirana luajti në shtëpi me Teutën. Pas këtij dueli, durrsaku analizoi paraqitjen e skuadrës së tij në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.
“Ndeshja filloi pak keq sepse u ngushtuam në mbrojtje, por në kalimin e minutave u shtuam në sulm dhe rrezikuam me Muçin. Pas kartonit të kuq më pas gjithçka foli për Teutën.
Mungesat ishin shumë të rëndësishme edhe sot, e patë. Kishim në lojë Behiratche, që nuk iu përgjigj plotësisht detyrave, por është forcë për të ardhmen. Ndeshjen e parë me Kukësin pësuam gol nga një episod, nuk janë njësoj të gjitha ndeshjet.
Ne do tentojmë të marrim maksimumin ndeshje pas ndeshje. 10 pikë janë shumë dhe me ardhjen e lojtarëve të dëmtuar, plotësohemi. Ndeshjet i marrim një nga një”, u shpreh Tetova. /abcnews.al