Tetë raste të reja janë konfirmuar me COVID 19 këtë të mërkurë në Kosovë duke e çuar në 71 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.
IKSHPK ka njoftuar se janë testuar tridhjetë e katër mostra të marra të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga terreni. Nga këto mostra të marra për testim në virusin SARS-CoV, tetë prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Ndër të tjera bëhet me dije se rastet e konfirmuara pozitive janë raste kontakti prej të cilëve 4 raste janë me vendbanim në fshatin Domanek- Malishevë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast me vendbanim në fshatin Studime e ulët-Vushtrri./abcnews.al