Tetë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Elbasan ditën e sotme. Abcnews.al mëson se një prej tyre është punonjëse në Bashkinë e qytetit.
Mësohet se përgjigjet e tamponëve që kanë dalë sot janë marrë më datë 20 gusht në qytetin e Elbasanit.
Me raportimin e rasteve të bërë të dielën, në vendin tonë numërohen 8,427 të infektuar dhe 250 viktima. /abcnews.al/