Ka shkuar në 277 numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë mes të cilëve 8 fëmijë.
Ministria e Shëndetsisë bën me dije se deri më tani janë testuar 1919 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 277 raste, nga të cilët vetëm 8 janë fëmijë mosha e të cilëve nuk bëhet i ditur.
Ndërsa mosha mesatare e rasteve pozitve me COVID-19 është 50 vjeç.
Ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën 16 persona në vendin tonë./abcnews.al