Tetë ditë zjarr, vijon të digjet kurora e Tomorrit

schedule11:55 - 5 Korrik, 2021

schedule 11:55 - 5 Korrik, 2021

Prej tetë ditësh kurora e malit me pisha në Tomorr vijon të digjet. Flakët janë përhapur nga era si dhe favorizohen edhe nga temperaturat e larta.

Gjatë natës së kaluar është punuar edhe nga ajri me helikopter, ku është hedhur ujë. Ndërkohë vijon puna nga toka me forcat e xhenjos së Poshnjës si dhe zjarrfikësit e Poliçanit. Gjithashtu janë angazhuar dhe forca nga AZDM Berat.

Deri me tani mendohet të jenë djegur rreth 25 ha pyll me pisha. Sic dihet në pranga kanë rëne dy personat që i kane vënë zjarrin pyllit, Bardhyl Murati dhe Elton Topi. /abcnews.al