Teste për COVID-19 edhe te Teuta. Ditën e djeshme, futbollistët e skuadrës durrsake janë testuar dhe tashmë kanë marrë edhe përgjigjet e testeve.
Asnjë nga futbollistët apo pjesëtarët e stafit nuk ka dalë i infektuar dhe kështu në kampin durrsak janë të qetë para ndeshjes me izraelitët e Beitar Jerusalem.
Pritet që te Teuta të bëjnë edhe një test tjetër para ndeshjes së Europa League, pasi sipas protokollit testet duhen bërë 48 deri në 72 orë para sfidave në kupat e Europës.
NJOFTIMI – KF Teuta ka marrë përgjigjet e tamponëve të kryer ditën e martë për Covid-19. Të gjithë futbollistët dhe stafi teknik kanë rezultuar negativ. Skuadra do të kthehet në Durrës të dielën nga Puka, ku po përgatitet për ndeshjen e UEFA Europa League kundër Beitar Jerusalem FC, që do të zhvillohet të enjten dt, 27.08.2020 në orën 16:30 në stadiumin “Niko Dovana”. /abcnews.al