Testimet në masë dhe rregulla të rrepta, si ia doli Kina të “fitonte” luftën me koronavirusin

schedule22:19 - 17 Mars, 2020

schedule22:19 - 17 Mars, 2020

Donald McNeil, një reporter për shkencën dhe shëndetin nga New York Times, ka folur me gazetaren e MSNBC lidhur me mënyrën sesi Kina, dhe jo vetëm, është përballur me koronavirusin.

Ndër të tjera, McNeil tregoi sesi Kina veproi në rastet kur një person është infektuar me koronavirusin e ri dhe si bëhen veprimet zinxhir për të lokalizuar edhe personat e tjerë me të cilët kanë pasur kontakt.

Rastet në Kinë tashmë vijojnë me një trend rënës ndërsa, të martën OBSH u bëri thirrje vendeve të Evropës që ‘marrin shembull nga vendi aziatik dhe të përshkallëzojnë masat.”

Duke folur për procesin e karantinës, McNeil shpjegoi:

“Dështimi i karantinës, e cila mendoj se qëndron përkrah dështimit të testimit për mua, është si një pikë që ia vlen të përqendrohemi sepse duket më e lehtë për t’u përmirësuar. Pandemia do të zgjasë ende shumë dhe duket sikur do të pengojë përpjekjet tona derisa ta kemi situatën të gjithën nën kontroll. Ndërkohë, gjithçka që mund të bëjmë është përpjekja për parandalimin e virusit si për shembull: shmangia e ambienteve me njerëz shumë dhe udhëtimet.”

A është karantina mbrojtje për ne dhe në çfarë rrethanashduhet të izolohemi?

“Kina ka pasur sukses të madh në ngadalësimin e epidemisë së saj. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë kur Kina të përpiqet të rihapë ekonominë e saj dhe t’i lejojë njerëzit të kthehen në fabrika, të kthehen në metro dhe përsëri në zyra dhe restorante dhe çdo gjë tjetër që është mbyllur deri më tani. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë por ajo çfarë është e sigurt është se ata do ta bëjnë këtë në një mënyrë shumë të ngadaltë por të diplomuar.”

Ashtu si edhe OBSH, gazetari theksoi se masa kryesore që duhet të merret është testimi në masë.

“Masa kryesore që ata (Kina) morën ishte testimi, prandaj testohuni kur keni shenja. Njerëzit nuk shkojnë tek mjeku sepse e shohin si frikë. Mos harroni se duhet të testoheni në spitalet përkatëse sepse  ju mund të infektoni mjekun ose personat që janë aty me të.”

Më tej Donald shpjegon se kinezët kanë pasur klinika të veçanta për këto raste që nga koha kur luftuan SarS në vitin 2002.

Ata testojnë analizat e gjakut për të parë numrin e qelizave të bardha, test që kërkon gjysmë orë  për të parë nëse ke pneumoni gjithashtu kryejnë edhe teste të gripit për të parë nëse ke grip. Nëse keni një nga ato atëherë ju shkoni në shtëpi.

Nëse dyshohet për diçka tjetër atëherë bëhen skanimet e nevojshme që zgjasin nga 30 minuta deri në dy orë.

Ai shpjegon më tej procesin:

“Nëse dilni pozitiv për këtë skanime atëherë do të merrni një test PCR, që është testi për të cilin kuptohet nëse ke virus ose jo. Pra, në thelb është një shtupë hundësh që merr mukozën nga hunda ose goja. Dhe duhet të presin për rreth 4 orë dhe ju nuk mund ta merrni me mend se si mund të jetë pritja për ta. Nëse nuk mund t’i marrin rezultatet atë ditë, ata duhet të shkojnë në karantinë dhe të presin derisa rezultatet të vijnë.”

Dhe ky, sipas tij, është elementi kryesor.

“Nuk ka asnjë izolim në shtëpi. Nuk ka karantinë në shtëpi. Pasi 75 deri 80 për qind e infektimeve ndodhen brenda familjeve të tyre, njerëzit u morën nga familja dhe u dërguan në karantinë. Aty kishte infermiere me veshje mbrojtëse për t’u kujdesur për  njerëzit. Ata madje kishin edhe klasa vallëzimi dhe ndonjëherë ne kur shikonin foto të tilla qeshnin por në fakt është gjë pozitive për shëndetin e tyre. Por jo të gjithë kanë pasur nevojë të shtrohen në spital, shumica kanë pasur simptoma të lehta. Më vjen keq nëse duhet ta them këtë por nëse nuk ke nevojë për oksigjen nuk ke nevojë të shtrohesh në spital.”

Në fund, gazetari i New York Times e vë theksin tek spitalet që, sipas tij, nuk duhet të mbingarkohen dhe tek njerëzit që duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që ta prishin zinxhirin e transmetimit të virusit.

“Sepse kur spitalet mbingarkohen, mjekët detyrohen të zgjedhin cili do jetoje, kjo është e re duhet të jetojë, ky ka fëmijë duhet të jetojë ndërkohë dikush tjetër duhet të vdesë dhe kjo është ajo çfarë po ndodh në Itali momentalisht dikush i ri duhet të shpëtojë ndërkohë ajo është e moshuar nuk mundemi ta shpëtojmë. Këto janë zgjedhjet dhe kjo është ajo që shumica do të bëjë.”