Testim masiv i popullsisë, radhë të gjata në Pekin

schedule09:45 - 22 Janar, 2021

schedule 09:45 - 22 Janar, 2021

Qeveria kineze po teston miliona njerëz në Pekin dhe disa qytete të tjera, ku autoritetet i kanë bërë thirrje publikut të shmangin udhëtimet gjatë festës së Vitit të Ri Hënor të Shkurtit.

Testimi vjen ndërsa ra optimizmi në lidhje me përhapjen e vaksinave të koronavirusit pasi u rritën shifrat e infeksioneve në vend, ku sëmundja kishte prej muajsh që ishte vënë nën kontroll.

Një korrespodent për RFI shkroi në Twitter këto pamje me radhë të gjata të premten pasdite në Pekin.