Ciro Immobile po përjeton një moment absurd, për shkak të COVID-19. Ai ishte infektuar me virusin famëkeq, ndërkohë që ka bërë disa teste dhe ende nuk po merr “OK”-in që të luajë.
+++LAZIO, IMMOBILE ANCORA POSITIVO AL GENE "N"+++#SportMediaset
— SportMediaset.it (@sportmediaset) November 18, 2020
Edhe në tamponin e fundit që ka kryer, atij i është gjetur sërish gjeni “N” dhe është pozitiv. Kështu ai do të vijojë të qëndrojë në karantinë dhe nuk mund të luajë për Italisë.
Immobile është tërbuar nga kjo situatë, pasi një ditë më parë e ka bërë tamponin në dy klinika të ndryshme dhe njëri e ka nxjerrë pozitiv dhe një tjetër negativ. /abcnews.al