Radhë të e gjata të makinave vijojnë dhe në Kapshticë, ku mijëra qytetarë presin për të kaluar kufirin në vendin fqinj.
Gazetarja Lediona Xheladinaj raporton për Abc News se radhët në këtë pikë kufitare kanë arritur deri në 3 km, ndërkohë që gjatë natës autoritetet greke e kanë ndërprerë punën dhe në mëngjes puna ka vijuar me ritme të ngadalta.
LEXO EDHE: Mijëra emigrantë në pritje për të hyrë në Greqi, qytetarët: Nuk kemi asnjë informacion
Qytetarët në pikën kufitare të Kapshticës theksojnë se janë të detyruar që të presin në radhë të gjata pa asnjë informacion.
“Vij nga Tirana dhe po pres në radhë, asnjë nuk është interesuar në lidhje me këtë situatë, kemi fëmijë të vegjël në makinë në temperatura ekstreme dhe po presim një përgjigje nga shteti, policia shteti dhe ato që janë përgjegjës. Do të qëndroj pasi pas nuk kthehem dot duhet të iki në punë. U bëj apel autoriteteve pasi nuk kemi as ku të kryejmë nevojat shëndetësore. Këtu nuk ka asgjë rrotull, kemi ngel mes rrugës”, është shprehur një nga qytetarët që pret në rrugë.
Ndërkohë mësohet se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë hyrë 1356 qytetarë dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj e shqiptarë./abcnews.al