“Teste sierologjike masive të popullatës?” Manastirliu: ISHP së shpejti një kampion me 1500 testime

schedule20:51 - 9 Korrik, 2020

schedule 20:51 - 9 Korrik, 2020

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në studion e “ABC News” foli për menaxhimin e pandemisë dhe testet sierologjike masive të popullatës.

Manastirliu tha për gazetaren Mirela Milori se Instituti i Shëndetit Publik është duke realizuar një program që do të ketë një kampion me rreth 1500 teste sierologjike.

Manastirliu: ISHP është duke realizuar një program që do të ketë një kampion me rreth 1500 testime sierologjike, në zona të ndryshme të Shqipërisë, për të pasur një fotografim të situatës. E kemi në plan dhe Instituti i Shëndetit Publik është duke punuar, në gusht apo në shtator mendohet që të realizohet.  

Jemi ende duke vlerësuar grup moshën dhe zonën gjeografike ku po bëhet. Sërish duhet ta themi se ende nuk ka evidenca shkencore për antikorpet dhe sa të imunizuar duhet të jemi nga COVID-19.

Lexo edhe: Mos-hapja e pishinave, Manastirliu në Abc News: Po mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë

Gjatë intervistës Manastirliu u shpreh se rreziku i COVID-19 është prezent ndërsa apeloi që qytetarët duhet të respektojnë protokollin.

Më tej ajo shtoi se edhe familjarët e pacientëve të shtruar në spitale duhet të tregojnë kujdes pasi sipas saj bëhen burim infeksioni kur thyejnë rregullat e vendosura në spital.

Lexo edhe: Manastirliu: Maskat të detyrueshme në gjithë aktivitetet, po diskutohet mbajtja në publik

“Çdo spital ka dhoma e izolimi, por çështja është që si të bëjmë ne që stafet të trajnohen që të mos humbin vigjilencën. Kjo është një rrugë e gjatë. Të njëjtën gjë i kërkojmë edhe familjarëve, ata janë një burim infeksioni kur thyejnë rregullat e vendosura në spital. Këtu kërkojmë mirëkuptim, dhe duhet thënë se QSUT është spitali më i madh që ne kemi dhe ndaj duhet kujdes maksimal”, u shpreh ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!