Prodhuesi i njohur amerikan i automjeteve elektrike, Tesla, ka shkruar histori këtë javë me prodhimin e makinës së 1-miliontë.
Kjo makinë është Model Y.
Themeluesi i kësaj kompanie, Elon Musk, këtë moment historik e ka shpërndarë në Twitter, shkruan GQ
Modeli në foto vjen me paketën “Performance”, e cila përfshinë amortizatorët e rinj (që e bëjnë këtë Model Y më të ulët), rrotat prej 21-inçësh, pedalet nga alumini, si dhe shpejtësinë maksimale tani ky model e arrin deri në 250 kilometra në orë.
Këto Model Y të prodhuara kanë bateri me kapacitet të lartë.
Çmimi fillestar për versionet me bateritë me kapacitet të lartë është rreth 46,850 euro. Po ashtu, do të ofrohen edhe versione më të lira por Tesla nuk do të fillojë dërgesat e këtyre versioneve deri në fillim të vitit të ardhshëm./abcnews.al