Terrorizoi zonën duke qëlluar me armë nga banesa, “arrest shtëpiak” për 71-vjeçarin në Korçë

schedule10:21 - 19 Korrik, 2024

schedule 10:21 - 19 Korrik, 2024

Prokuroria e Korçëskërkoi masën e “arrestit në shtëpi” për 71-vjeçarin Edmond Naska, i cili qëlloi disa herë me kallash në lagjen nr.16 të qytetit.

Gjykata pranon kërkesën e prokurorisë duke vendosur që 71-vjeçari të rrijë në arrest shtëpie.

Kjo masë u kërkua për shkak të moshës së të moshuarit dhe faktit se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja u rregjistrua 3 ditë më parë, ndërsa është dashur ndërhyrja e RENEA-s për të nxjerrë të moshuarin nga banesa pasi ai nuk dorëzohej./abcnews.al