“Terrorizohet” Prishtina, shkëmbim zjarri mes dy makinave

schedule23:30 - 30 Qershor, 2020

schedule 23:30 - 30 Qershor, 2020

Një përplasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur pa para orës 22:00 tek Posta Kryesore, në kryeqytetin e Kosovës.

“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjuajtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, tha ai Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës për mediat në Prishtinë.

Më tej, Krasniqi tha se aktualisht nuk dihet për persona të lënduar.

Megjithatë, raportohet se në incident janë të përfshira një makinë e tipit Mercedes dhe një tjetër e tipit Golf 7.