“Terroristët e Boko Haramit”! PD i përgjigjet Ramës: 3 shkaktarët e revoltës së të rinjve

schedule13:44 - 12 Dhjetor, 2020

schedule 13:44 - 12 Dhjetor, 2020

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur Edi Ramës, i cili akuzon opozitën dhe presidentin se qëndrojnë pas protestave të dhunshme në Tiranë, Shkodër dhe qytetet e tjera të vendit, që vijojnë prej 4 ditësh, pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha nga policia.

Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të  fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve” shkruan Bardhi.

Kryeministri Edi Rama reagoi me tone të ashpra sot pas dëmtimit të selisë së PS-së në Shkodër. “Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”, shkruan Rama./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!