Terroristët britanikë të Shtetit Islamik (ISIS) po planifikojnë një sulm të madh në publik në Mbretërinë e Bashkuar, por mund të ndalohet nga forcat irakiane kundër terrorizmit, sipas mediave të vendit.
Komploti u zbulua nga oficeri më i lartë i antiterrorit në Irak, gjenerali Abdul Wahab el-Saadi, ndërsa forcat e tij sulmuan qelitë e ISIS-it të fshehura në shkretëtirë.
Gjenerali al-Saadi, kreu i Shërbimit Kundër Terrorizmit irakian, tha për The Mirror se ekipi i tij e zbuloi komplotin vetëm disa ditë më parë.
“Ne e dimë se ISIS ka folur me terroristët me bazë në Mbretërinë e Bashkuar dhe e dimë se çfarë po planifikojnë. Është një sulm i madh”, tha ai për tabloidin e përditshëm.
Forcat e tij të larta speciale në Bagdad, të njohura si Divizioni i Artë, kanë njohuri se terroristët kanë lidhje me homologët e tyre ekstremistë britanikë, tha ai.
“Mund t’ju them se nga informacioni që gjetëm në vendin e një prej bastisjeve tona të fundit, sulmi tjetër i synuar terrorist do të jetë në Mbretërinë e Bashkuar,” tha ai.
Të gjitha informacionet e njohura rreth komplotit të mundshëm u janë përcjellë agjencive të inteligjencës britanike.
“Nuk mund të them se çfarë forme do të kishte sulmi që ata duan të nisin, pasi mund të jetë një makinë, një thikë, një armë, një bombë. Unë nuk i kam ato detaje për ju, përveç se, nëse ndodh, do të jetë në një vend publik të llojit që ju kam përshkruar”, tha gjenerali al-Saadi, 60 vjeç.
Trupat kundër terrorizmit kanë sulmuar strofullat e ISIS-it, me shumë të shpërndara nëpër trekëndëshin sunit, në veri dhe në perëndim të Bagdadit.
“Në javët e fundit ne filluam operacione të mëdha kundër DAESH-it ose Shtetit Islamik dhe vramë një numër të madh terroristësh, në një bastisje ishin rreth pesë prej tyre, të gjithë mjaft të lartë”, tha gjenerali.
“Ka qeli nga Provinca Anbar deri në Saladin, në veri të Bagdadit, gjithashtu në jug të Mosulit ka qeli dhe në malet Hamrin, në veri-lindje të Irakut. Këto qeli mund të përmbajnë nga 40 deri në 60 njerëz, tha Gjenerali al-Saadi, të mbushura me ndër “terroristët më të fortë” që janë egërsira mizore.
Forcat speciale të Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohen në Irak në javët e ardhshme për të trajnuar trupat për të luftuar kundër ISIS.
“Ne jemi në vijën e parë në këtë luftë kundër Shtetit Islamik dhe ne po paguajmë me gjak për të mbrojtur vende si Britania”, tha ai.
/abcnews.al