Terror me kallash, kush është nipi i deputetit të PS që dhunoi një grua në QSUT, si u arrestua në Belgjikë

schedule10:00 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 10:00 - 6 Dhjetor, 2021

Rramazan Rraja, nipi i deputetit të PS Rrahman Rraja i shpallur në kërkim pasi tre javë më parë terrorizoi me kallash klientët në një lokal në Lezhë bashkë me dy persona të tjerë, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Ramazan Rraja dhe Fioralb Rraja, kushëri, të dy banues në Nikël të Fushë Krujës ishin mes 6 shqiptarëve të arrestuar në Belgjikë për trafik kokaine në dhjetor të vitit 2020. Operacioni që çoi në pranga 6 shqiptarët  u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë.

Gazetari i ABC Artan Hoxha raportoi ekskluzivisht në maj të këtij viti se Rraja ishte liruar nga qelia me vendim të gjykatës belge, e cila kishte vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje.

Ndërkohë dy vite më parë Rraja u filmua në ambientet e QSUT-së duke dhunuar një grua. Pamjet që rrodhën në media ishin vërtetë të rënda, pasi 27-vjeçari shfaqej disa herë duke e goditur në kokë dhe trup me grushte të renë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!