Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Territorialja”, komisioni kërkon Veliajn/ Mazniku: Kemi njoftuar Bashkinë e Tiranës, të paraqitet më 30 qershor

schedule19:10 - 24 Qershor, 2026

schedule 19:10 - 24 Qershor, 2026

Komisioni i Reformës Territoriale kërkon Erion Veliaj, kryebashkiakun e rikthyer në detyrë nga Gjykata Kushtetuse, për dëgjesë lidhur me diskutimet që po zhvillohen për reformën e re.

“Kërkesat zyrtare për bashkinë e Tiranës dhe për të gjitha bashkitë e qarkut i kanë shkuar. Unë i qëndrojë asaj që kam thënë; ne kemi caktuar një standard, ne nuk kemi dëgjuar nënkryetarët, edhe kur kanë qenë të deleguar me porosi dhe mendoj që, ne ftesën ia cojmë insitucionit (bashkise se tirane) dhe insitucioni do të marrë masat përkatëse nga personi që ka tagrin për të qenë kryetar i zgjedhur i secilit qytet dhe bashki, ky është poziucioni që ne kemi çuar, kemi çuar kërkesën në mënyrë specifike”

Dëgjesa për Tiranën, bashkinë më të madhe, është caktuar të bëhet më datën 30, të martën e javës tjetër.



Por shkresa e Komisionit duhet të marrë një përgjigje nga Bashkia e Tiranës dhe për Erion Veliajn, duhet të vendosin dhe insitucione të tjera, si SPAK nëse ai do të mund të dal nga paraburgimi për të ardhur në Kuvend, sikunder kane bere nje pjese e madhe e kryetareve te bashkive te vendit, qe kane dhene vleresimet e tyre dhe kane bere kerkesa sa i perket reformes qe duhet te ndodh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!