Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Territorialja”, debat për bashkitë/ Ministri Demo në Komision: Bashkitë e mëdha, performancë të mirë

schedule18:34 - 7 Prill, 2026

schedule 18:34 - 7 Prill, 2026

TIRANË- Komisioni për reformën territoriale zyrtarisht ka nisur punë, me dëgjesën e parë në Kuvend, atë me ministrin për Pushtetin Vendor, Ervin Demo.
“Kërkojmë përmirësim të gjithë sistemit që kemi në nivel vendor”, tha Demo.

Demo në këtë dëgjesë bëri një bilanc të performancës së bashkive, duke dhënë një vlerësim më të madh për bashkitë e mëdha, krahasuar me ato të vogla.

“Madhësia e bashkive ndikon ndjeshëm në performancë, qoftë në gjenerimin e të ardhurave, apo kapacitetet e duhura për të ndërtuar strategji zhvillimi. Disa bashki mbeten shumë të vogla. 47 për qind e bashkive të vogla kanë sfida të theksuara tek ofrimi i shërbimeve. Bashkitë më të mëdha kanë një performancë më të lartë”, shtoi ai.



Opozitarët në Komision kanë tjetër model që është i suksesshëm, ai i bashkive të vogla.

“Na erdhe na bëre sa mirë performojnë bashkitë e mëdha, dhe asnjë problem që kanë ato. Kryetarët e bashkive të vogla nuk i zinte gjumi, se shkonin natën e thonin, kryetar nuk kemi ujë, sot nuk ka shans t’u shkosh kryetarëve”, tha deputeti i PD, Bledion Nallbati.

“Për modelet, ka modele të ndryshme në BE dhe ne nuk duhet të ngatërrohemi, edhe kur flasim për sisteme që kanë disa nivele, bashkitë e vogla nuk kanë funksionet që ne jemi duke diskutuar”, theksoi Demo.

Pushteti vendor është pjesë edhe e detyrave që ka vendi për gjatë negociatave për anëtarësimin në BE. Synohej që ky komision të kishte hartën e re territoriale në muajin korrik, por palët nuk duken shumë afër në pozicionim se si duhet të jetë kjo hartë, me më shumë bashki apo më pak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!