Nga Agim Blloshmi
Proptishti është një prej njësive administrative më të largëta të Pogradecit. Për shkak të afërsisë gjeografike banorët e shumë fshatrave I marrin shërbimet në Prrenjas.
Kur sëmuren i drejtohen spitalit të Prrenjasit. Nga 14 fshatra të njësisë administrative Propotisht, ABC kreu një vëzhgim në dy prej tyre, në Proptisht dhe Velçan.
Rruga Proptisht-Prrenjas është 18 km, ndërsa për në Pogradec 48 km. Ajo Velçan-Prrenjas 30 km dhe ajo Pogradec-Velçan 54 km.
Banorët i kërkojnë qeverisë të ndahen administrativisht nga Pogradeci dhe të jenë pjesë e Bashkisë Prrenjasit.
“Në kohën e monizmit kemi qenë me Prrenjasin.”
“Edhe në Prrenjas të shkojmë mirë e bëjnë shërbimin. Spitali na bie më mirë në Prrenjas.”
“Pagesat e energjisë i kryejmë në Prrenjas.”
“Besnikërinë që kanë mokrarët, qeveria duhet ta shlyejë me rregullimin territorial.”
Tregojnë se prej vitesh në zonë s’ka investime. Rrugët janë të shkatërruara dhe vuajnë nga mungesa e ujit.
“Vetëm për vota vijnë. Tani s’vijë të na shohin me sy, fare fare!”
“S’kam një copë rrugë të ik në shtëpi. Në 30 vjet i kanë marrë taksat dhe i kanë çuar në bashki a në xhep ku I çojnë, unë dua rrugë.”
“S’ka ujë, tokat nuk i mbjellim dot.”
“Janë bërë 15 hidrocentrale dhe nuk kujtohet njeri. Mokrës qeveritë i kanë vënë shqelmin!”
Banorët i kërkojnë qeverisë dhe kryeministrit që të mendojnë dhe nga fshatrat e thellë.
“Edi Rama të hedhë sytë dhe nga ne fshatarët, se ai ja fut Francë, Amerikë, Itali ku t’i dalë. Po ne të shkretët këtu si qeni!” /abcnews.al