Termocentrali bërthamor Zaporizhia në Ukrainën jugore, i cili është në kontrollin e Rusisë që nga viti i kaluar do të ndalojë përdorimin e karburantit të prodhuar nga SHBA sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një zyrtari rus.
Termocentrali më i madh bërthamor në Europë, i cili u ndërtua në pjesën më të madhe gjatë Bashkimit Sovjetik, fillimisht përdorte karburant rus, por Ukraina kaloi gradualisht në karburantin Westinghouse pas konfliktit të parë me Rusinë në 2014.
Vitin e kaluar, forcat ruse pushtuan termocentralin gjatë pushtimit të tyre në disa pjesë të Ukrainës dhe që atëherë ka qenë në qendër të një krize të sigurisë bërthamore për shkak të bombardimeve të vazhdueshme pranë objekteve të tij, për të cilat Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave, termocentrali ka funksionuar për 4 vite me karburant nga SHBA por autoritetet ruse kanë vendosur ta zëvëndësojnë sa më shpejt të jetë e mundur.
/abcnews.al