Ka shkuar në 131 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Kinën veriperëndimore. Tërmeti ndodhi në orën 23:59 të së hënës në një zonë që ndodhet rreth 1300 kilometra në jugperëndim të Pekinit.
Të paktën 113 njerëz vdiqën në provincën Gansu dhe 18 të tjerë në provincën fqinje Qinghai, tha CCTV. Qindr shtëpi u dëmtuan.
Operacionet e shpëtimit vazhdojnë ende.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur vendin aziatik që nga ai në provincën Yunnan (jugperëndim) në vitin 2014, kur autoritetet thanë se 600 njerëz vdiqën.
/abcnews.al