Tërmeti vdekjeprurës në Japoni/ Shkon në 78 numri i të vdekurve, dhjetëra raportohen të zhdukur

schedule08:43 - 4 Janar, 2024

schedule 08:43 - 4 Janar, 2024

Dhjetëra njerëz rezultojnë të zhdukur pas tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë në ditën e parë të Vitit të Ri, ndërsa 78 janë konfirmuar të vdekur deri më tani.

Tërmeti me magnitudë 7.5,  goditi Gadishullin Noto në Ishikawa, por u ndje deri në Tokio. Të paktën 330 njerëz u plagosën ndërsa qindra pasgoditje pasuan, disa shumë të forta.

Një cunam më pas goditi brigjet e tij, me valë mbi një metër të larta. Sipas mediave, të paktën një person rezulton i zhdukur. Sipas NHK, studiuesit vlerësojnë se cunami goditi qytetin e Suzhou më pak se një minutë pas tërmetit që do të thotë se banorët që jetonin buzë detit kishin pak kohë për t’u evakuuar.

Gati 72 orë pas katastrofës, 51 persona rezultojnë ende të zhdukur, duke zbehur shpresat se mund të jenë gjallë.

Shiu po e bën edhe më të vështirë operacionin e kërkim-shpëtimit që përfshijnë mijëra anëtarë të forcave të armatosura japoneze, brigadës së zjarrfikësve dhe policisë nga i gjithë arkipelagu.

Kushtet gjithashtu po e bëjnë të vështirë dërgimin e ushqimit dhe furnizimeve të tjera për viktimat e tërmetit, duke përfshirë rreth 300 që janë strehuar në një shkollë në Suzhou.

Ushtria pritej të përdorte helikopterë për të arritur në zonat ku aksesi është më i vështirë. Rreth 29,000 familje janë pa energji në Ishikawa, ndërsa më shumë se 110,000 kanë mbetur pa ujë.

Japonia, në të ashtuquajturën unazë zjarri të Oqeanit Paqësor, është një nga vendet që regjistron shumë nga tërmetet më të forta në botë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!