Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Japoninë ditën e Vitit të Ri ka shkuar në 110 ndërsa më shumë se 200 persona janë ende të zhdukur, sipas autoriteteve lokale.
Tërmeti me magnitudë 7.6 që goditi bregun perëndimor të Japonisë ka dëmtuar rëndë shumë infrastrukturën, ndërsa 23,000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në prefekturën Hokuriku.
Kërkimi për të mbijetuar në rrënojat e ndërtesave të shkatërruara vazhdon për të gjashtën ditë dhe më shumë se 30,000 njerëz që janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre pop resin për ndihma.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Japoninë që nga viti 2016 në pjesën jugperëndimore të vendit, i cili shkaktoi 276 viktima.
/abcnews.al